Politikani malazez, Nebojsha Medojeviç, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Mali i Zi ka të drejtë të kërkojë territorin e Kosovës, pasi sipas tij, ishte ushtria malazeze e Mbretit Nikola që e çliroi atë gjatë luftërave në Ballkan.
Medojeviç ka thënë se territoret që po hartohen sipas, siç tha ai, të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, në fakt janë malazeze.
Ai theksoi se në qoftë se Serbia do t’i japë territorin e Kosovës, Shqipërisë, Mali i Zi ka të drejtë ta kërkojë atë, madje vetë Serbia duhet t’ia jap këtë territor Malit të Zi.
Medojeviç, i cili ishte kandidat për president në vitin 2008, gjithashtu tha se Kosova është një territor për të cilin ushtria malazeze ka derdhur gjak në luftimet kundër Perandorisë Osmane.