Çanak: Ndryshimi i kufijve me Kosovën ka efekt domino në rajon

Lajme

Çanak: Ndryshimi i kufijve me Kosovën ka efekt domino në rajon

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:49
Nenad Çanak

Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës u bëri thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të mos mendojnë për ndryshimin e kufijve, pasi, sipas kësaj partie, një zgjidhje e tillë shkakton një ndikim domino jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

"Ne jemi të bindur se çdo shkëmbim i territorit dhe ndryshimit të kufirit nuk mund të ndodhë pa tragjedi të reja, zhvendosje dhe pastrim etnik", tha kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat