Imami shpërndan videon, ja se si i vjedh i riu paratë në xhami në Prishtinë

Lajme

Imami shpërndan videon, ja se si i vjedh i riu paratë në xhami në Prishtinë

Nga: P.R. Më: 23 gusht 2018 Në ora: 08:05
Momenti i vjedhjes

Në ditën e dytë të Bajramit, në xhaminë Hatunije është kryer një vjedhje, ku është thyer arka e xhamisë e cila ishte e mbyllur.

Imami Ramadan Avdullahu, në faqen e tij në facebook ka shpërndarë videon ku shihet një i ri duke vjedhur në akrën e xhamisë në Prishtinë.

Sipas Avdullahu, vjedhja ka ndodhur në xhaminë Hatunije në Prishtinë më 22 gusht 2018, ku personi që ka thyer arkën ka marr një shumë parash prej 400 deri në 500 euro, të cilat ishin të dedikuara për shpenzimet e xhamisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat