39-vjeçari nga Kosova shpëtoi qenin por rrezikoi jetën e tij

Lajme

39-vjeçari nga Kosova shpëtoi qenin por rrezikoi jetën e tij

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 08:15
Ajet Hasani

Ajet Hasani, shqiptari i Kosovës që për të shpëtuar një këlysh nga treni u aksidentua rëndë, po mjekohet në spitalin universitar të Traumës. 39 vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në trup nga përplasja e trenit. Ai nuk është në gjendje të flasë por bashkëshortja tregon ngjarjen dhe thotë se skenën e kanë parë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. 

Në dhomën 3 në nerokirugji në spitalin universitar të Truamës, është i shtruar dhe qëndron nën kujdesin e mjekëve Ajet Hasani.

Pamjet janë të rënda, pasi 31 vjeçari babi i dy fëmijëve ka dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe fraktura të renda në trup. Ajet Hasani u bë i njohur për qytetarët për ngarjen e pazakontë dhe aktin që për pak nuk u kthye në tragjedi.

Ai është nga Kosova dhe gjatë pushimeve verore në Durrës me bashkëshorten dhe dy fëmijët u kujdes edhe për 3 këlyshë pa pronar, dhe në një moment kur po kalonte shinat e trenit, një nga klyshët ngeci në shina. Në përpjekje për të larguar qenin dhe për këtë ia doli, Ajeti u aksidentuar rëndë. Ai e ka të pamundur të flasë, por bashkëshortja Mirlinda ka parë te gjithë skenën që sot mbetet një ngjarje e hidhur edhe për dy fëmijët 10 dhe 8 vjeç të cilët kanë qenë dëshmitarë.

Mirlinda Hasani: Ne ishim thjesht për pushimë këtu në Durrës, shkuam në plazh. Duke u kthyer takuam tre qen të vegjël, bashkëshorti donte ti ushqente, luajti pak me ta. Më pas erdhi treni, në këto momente i largoi që treni mos ti merrte, pasi mbërriti treni një këlysh i vogël tentoi të hynte nën shina dhe bashkëshorti shkoi ta merrte. Këlyshin e shpëtoi, në ato moment e ka goditur treni. Kam pasur fëmijët me vete, që e kanë parë ngjarjen.

Mjekët vlerësojnë se traumat që Ajeti ka marrë duhen kohë për rikuperim, ndërsa familja beson se do ia dalë mban dhe së shpejti do të kthehen në shtëpinë e tyre në Kosovë.

Mirlinda Hasani: Ajeti nuk e ka bërë këtë gjë vetëm këtu në Shqipëri, por edhe duke qenë rrugës nëse jemi me makinë, ndal makinën dhe i ble bukë në furrë dhe ja jep, jo vetëm qenit por çdo kafshe, sepse thotë dhe ai ka shpirt. Në spital e kam çuar pa shenja jete, por falë mjekëve i kanë dhënë ndihmën e parë. Ky ka shpëtuar një jetë, zoti e ka shpëtuar këtë.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në Durrës. Në solidaritet me aktin e Ajetit ka patur reagime të  shumta në rrjete sociale dhe nga grupet vullnetare dhe organizata në mbrojtje të kafshëve ku vlerësohej sakrifica që rrezikoi jetën për të shpëtuar qenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat