Marrëveshja Putin Vuçiq: Pa Rusinë Serbia nuk nis asnjë zgjidhje për Kosovën - Bota Sot
Marrëveshja Putin Vuçiq: Pa Rusinë Serbia nuk nis asnjë zgjidhje për Kosovën

Lajme

Marrëveshja Putin Vuçiq: Pa Rusinë Serbia nuk nis asnjë zgjidhje për Kosovën

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:37
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Serbia nuk do bëjë asnjë zgjidhje finale sa i përket çështjes së Republikës së Kosovës, pa përkrahjen e Rusisë dhe pa u konsultuar me shtetin rus, shkruan media serbe.

Kështu shkruan sot e përditshmja serbe e cila thotë se kjo marrëveshje ndërmjet presidentit Putin dhe Vuçiq, është konfirmuar edhe në takimin e diplomatëve të të dyja vendeve përkatëse  të martën në Sochi

Sipas burimeve të gazetës serbe, muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht vendimtar sa i përket çështjes së Kosovës, dhe Serbia e ka mbështetjen e plotë të Kremlinit për të vazhduar negociatat me Prishtinën.

Madje raportohet se edhe disa fuqi perëndimore kanë diskutuar me Rusinë sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Vitin e kaluar, siç shkruan gazeta serbe, Vuçiq ka marrë dhe konfirmimin se Rusia është e gatshme që t’i bashkohet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nëse ka ndonjë tendencë që edhe SHBA-të të futen në negociata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...