Prokuroria liron policin e dyshuar për rrahjen e bashkëshortes

Lajme

Prokuroria liron policin e dyshuar për rrahjen e bashkëshortes

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një zyrtar i Policisë është përfshirë në një rast të dhunës në familje në Fushë-Kosovë. Sipas Policisë, ai e ka rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Por, prokuroria e shtetit nuk e ka parë të arsyeshme ta mbajë në paraburgim policin. Procedura ndaj tij do të zhvillohet, derisa i njëjti vazhdon të jetë në liri

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka liruar policin Sh.F. i cili ishte arrestuar para disa ditësh nën dyshimin se kishte rrahur gruan e tij.

Sipas Kryeprokurorit Ymer Beka, prokurori i rastit e ka vlerësuar se nuk ka arsye për kërkesë për paraburgim për policin e dyshuar. “Prokurori, i cili kishte lëndën, e ka vlerësuar se nuk ka arsye për kërkesë për paraburgim, por procedura penale ndaj të njëjtit vazhdon tutje” tha Beka.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari ishte  arrestuar.

Për këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor i cili është njoftuar nga Policia se një polic është përfshirë në rastin e dhunës në familje.

“Hetuesit e IPK-së respektivisht Departamentit të Hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontaktuar me viktimën e këtij rasti. Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent kurse viktima e këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje  me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale. 

IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat