Daçiq: S’ka ndryshim kufijsh

Lajme

Daçiq: S’ka ndryshim kufijsh

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:22
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot se Serbia nuk do të ndryshojë kufijtë e saj, nëse nuk pajtohet me palën shqiptare që të arrihet marrëveshje për këtë.

Ai ndërkaq kërkesën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të shënuar kufirin midis Serbisë dhe Kosovës e ka quajtur një "teatër në shtëpi".

Daçiq theksoi se nuk ka kufi me Kosovën, por vetëm një linjë administrative që u krijua në kohën e ish-Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat