Ish-eprori i UÇK-së, e quan prokuroren Hajdari avokate të mafies politike, tregon si e kërcënuan edhe Natalie Velija

Lajme

Ish-eprori i UÇK-së, e quan prokuroren Hajdari avokate të mafies politike, tregon si e kërcënuan edhe Natalie Velija

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 17:40
Drita Hajdari, Natalije Velija

Ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari thotë se prokurorja speciale Drita Hajdari është avokatë e mafies politike të kapjes së shtetit.

Miftari thotë se prokurorja Hajdari më mirë u kanë me pas fol për krimin që ka ndodhur me pasaporta biometrike në MPB, dhe rastin e Natali Velija të cilën e kanë kërcënuar edhe me jetë.

Për më shumë, lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftarit:

“Unë e kam thënë timen, me vetë faktin që e kam dërguar aktakuzën dhe e kam kryer punën time”, tha të enjten prokurorja speciale.

Drita Hajdari, duke përsëritur se nuk ka pasur presione në punën e saj në ngritjen e aktakuzën së saj e potencon pikërisht këtë fakt.

“Jo. Jo, Unë aktakuzën e kam dërguar”, thotë ajo. ....

-----------------------'------------------------

Paska fol avokatja e mafies politike dhe kapjes të shtetit edhe pse me detyrë zyrtare në fakt është prokurore speciale ..!

E nderuar Prokurore jeni femër prandaj po ju thërras e nderuar edhe pse për nga profesioni dhe puna e juaj e anshme politikisht çka nuk keni të drejt ju nuk jeni e nderuar.

Sa merr nën mbrojtje prokurorin speciale e në përgjithësi gjykatën dhe drejtin e kapur të Kosovës nga mafia politike e korruptuar, dhe sulmon ish kolegët tuaj prokurorin special Eleza Blakajn që nuk pranoj të janë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pra më mirë dhe e arsyeshme kishte me qenë të flasësh për rastin tuaj kur pikërisht ju me urdhra nga NALT e ngulfate e masakruat e fallcifikuat rastin e MPB të korrupsionit milionësh me pasapotatat biometrike kur Natalije Velija deshi të flas hapur për zyrtarët e MPB por sidomos zyrtar edhe ma të lart të PDK që ishin inkriminuar direkt në at afër korruptiver shumë të dëmshme për vendin ton sidomos ne bashkimin Evropian për levizjen e lirë të qytetarëve pasi aty bëhej fjal për pasaporta të shtetit me gjithë sekreten mbrojtëse që i mban një pasaportë biometrike...!

Sa flet kot për kinse rregullin në prokurorin tuaj të kapur shpjegona pse e mbyllet e kufizuat e ndërpret në mes at rast kriminal pse nuk i shkuat deri në fund ati krimit te bërë nga magjia politike, kush ua ndau at radh juve që ta merrni si luaneshë në duar tuja kanë e mbrojtje me çka ja mbyllët gojën dëshmitares por edhe të akuzuarës N_Veliut me naj amenesti, falje lirim pas një kohe apo e kërcënuat me jetë se do të vdes në burg nëse hap gojën dhe përmend publikisht njerëzit tjerë  kriminelet politik që qëndronin prapa asaj afere shumë milionëshe dhe që kurrë ju nuk lejuat të hetohen të gjurmohen ose te dënohen. pasi shumë mirë e dini edhe ju se ne burg të gjykuar janë vetëm peshqit e vegjël që punonin për peshka qena politik..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat