Simiq: Serbët në Kosovë duan të dëgjojnë nga Vuçiq se do të luftojë për ta

Lajme

Simiq: Serbët në Kosovë duan të dëgjojnë nga Vuçiq se do të luftojë për ta

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:17
Igor Simiq

Serbët në Kosovë presin me padurim që nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, më 9 shtator,të dëgjojnë se do  të vazhdojë të luftojë për popullin serb si dhe të gjejë një zgjidhje kompromisi.

Këtë disponim të qytetarëve serb në Kosovë e ka transmetuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq me rastin e vizitës së paralajmëruar të kryetarit të Serbisë në vendin tonë.

“Serbët në Kosovë presin një zgjidhje realiste që do të zgjasë dhe me të cilën do të fitojnë më shumë të drejta, një jetë më të mirë dhe kushte më të mira ekonomike për mbijetesë në këtë zonë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat