Shënohet ditëlindja e nobelistes shqiptare Nëna Terezë

Lajme

Shënohet ditëlindja e nobelistes shqiptare Nëna Terezë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 18:58
Nena Tereze

Nesër në Shkup do të shënohet ditëlindja e nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja, Diana Toska, e cila është ideatore e himnit të Nënës Terezë.

Postimi i Toskës në Facebook:

LULJA JONË E SHENJTË Anjezë Gonxhe Bojaxhiu / Shën Tereza 26.8.2018 Shkup

Nesër do të shënojmë ditën e lindjes tënde në vendlindjen tënde, aty ku të thiri zemra yte e njomë që ti shërbesh njeriut e njerëzimi të marrë ngjyrën e dashurisë, përmes aromës së shpirtit tënd bujar. Jeta e njeriut në botë pa eksperiencën tënde nuk do të kishte vlerë, ndërkohë që trashëgimia jote ka filluar të sfidohet në mbarë botën.

POEZI E NENE TEREZES

Jeta është mundësi, përfito nga ajo. 

Jeta është e bukur,adhuroje. 

Jeta është ëndërr, jetoje. 

Jeta është sfide, perballu me te. 

Jeta është loje, luaje.  

Jeta është detyre, plotesoje. 

Jeta është e shtrenjte, vleresoje. 

Jeta është pasuri, ruaje. 

Jeta është dashuri, shijoje. 

Jeta është mister, zbuloje. 

Jeta është dhimbje, sfidoje. 

Jeta është këngë, këndoje. 

Jeta është tragjedi, shmangiu.  

Jeta është fat, përfito. 

Jeta është aventurë, kujdes.  

Jeta është shumë e çmuar, duaje. 

Jeta është luftë, mesohu dhe me të. 

Jeta është jetë, lufto për të…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat