Ish-përfaqësuesit e lartë për Bosnjën, kundër “korrigjimit të kufijve”

Lajme

Ish-përfaqësuesit e lartë për Bosnjën, kundër “korrigjimit të kufijve”

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:58
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Tre ish-përfaqësuesit e lartë për Bosnjën i kanë shkruar sot një letër të hapur shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, ku shprehin shqetësimin e thellë për sugjerimet që kanë bërë disa zyrtarë të BE-së se mund të jenë të gatshëm të mbështesin një marrëveshje ndërmjet presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes korrigjimit të kufijve.

Carl Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schilling në këtë letër shfaqin drojën se lëvizja e tillë e kufijve në rajon nuk do të zgjidhë ndarjet, por vetëm sa do t’i thellojë ato.

"Parimet tona dhe historia jonë e përgjakshme na mësojnë se paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në komunitetet shumetnike, në vend që të rivizatojmë kufijtë për të krijuar ato mono etnike. Ne mund të themi shkurtimisht, mos mendoni për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt në Ballkan sesa ajo që të cilën disa po e mbështesin", thuhet ndër të tjera në letër, e cila i është dërguar Mogherinit në vigjilje të një takimi joformal të ministrave të Mbrojtjes gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat