Daçiqi e sheh në favor të Serbisë bisedën Merkel - Trump

Lajme

Daçiqi e sheh në favor të Serbisë bisedën Merkel - Trump

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:40
Trump e Merkel

Fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë biseduar për Kosovën dhe i kanë dhënë përkrahje bisedimeve që shpien në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është një ndryshim dhe dëshmi se kanë ndërruar gjërat, dhe ato, në favor të Serbisë, ka thënë për gazetën serbe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq duke komentuar bisedën e dy politikanëve më të fuqishëm në botë.

“Ky është ndryshim i madh dhe dëshminë se gjërat kanë ndërruar. Megjithatë, luftë e vështirë është para nesh dhe tek ata te të cilët duhet të ndikojmë edhe më të tej, më kryesorja është Gjermania”, ka thënë ai.

“Kosova e ka humbur përkrahjen e të mëdhenjve, nuk ka më qëndrim se çdo gjë është e zgjidhur. Ata assesi të kuptojnë, prandaj aq tragjikisht i marrin këto deklarata nga bota e edhe tërheqjen e njohjeve”, ka përfunduar Daçiqi.

Trump e Merkel kanë biseduar me telefon për situatën në Ballkanin Perëndimor në fillim të kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat