Shqiptarët bëhen bashkë, Tuzi shpallet komunë

Lajme

Shqiptarët bëhen bashkë, Tuzi shpallet komunë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 00:03
Genc Nimanbegu

Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë. Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen komunë, ndaj, për atë që do të jetë një ditë historike, aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten.

Politikanët shqiptarë pa dallim partiak janë bashkuar dhe dolën së bashku në një konferencë.

Genc Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, tha: “Kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë sonë që kërkesat tona politike t’i jetësojmë”.

Vitin e kaluar, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për Organizimin Territorial, me të cilin Tuzi bëhet komunë e pavarur me të drejta të plota vetëqeverisëse.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat