Rrëfimi rrënqethës i Rifat Jasharit për familjen e vet - Bota Sot
Rrëfimi rrënqethës i Rifat Jasharit për familjen e vet

Lajme

Rrëfimi rrënqethës i Rifat Jasharit për familjen e vet

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2018 Në ora: 18:57
Rifat Jashari

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, ka rrëfyer një histori prekëse për familjen e tij vite më parë.

Ai thotë se familja e tij ishte në një varfëri të skajshme, dhe se nuk kishin as bukë për të ngrënë. Rifat Jashari e tregon një histori se si një romë i kishte ndihmuar ata me miell, pasi nuk kishin “kokërr mielli” në shtëpi.

“Më kujtohet një rast të cilin ma ka treguar babë Shabani. Rasti është shumë i dhembshëm, por po e tregoj. Në kohën sa ka qenë babai ushtar, në Kosovë kishte qenë skamje e bukës dhe, babgjyshi Murati kishte shkuar nëpër fshatra të Drenicës, që të kërkojë bukë, sepse mashkull tjetër nuk kishte pasur në familjen tonë. Kërkon gati tërë ditën, por nuk gjen askund bukë. Nuk i jep askush. Duke u kthyer nga Llausha e takon në rrugë Ali Xhemen, nje rom, i cili i thotë babagjyshit: “O Murat, një Zot është , si këtu, si atje…pse po mërzitesh?“, duke menduar se Murati po mërzitej për djalin (Shabanin) që i kishte shkuar ushtar. „Jo more burrë, nuk po di çka me ju ba robve n`shpi që s`e kane kokrrën e miellit, se për Shabanin, as që po më bjen në men“, ia kishte kthyer babagjyshi. Ali Xhema ia jep babagjyshit një gjysmë thesi miell sa për ta shtyrë ndonjë ditë”, ka thënë Jashari në një intervistë, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...