Kërcënohet me jetë kryeministri i Malit të Zi

Lajme

Kërcënohet me jetë kryeministri i Malit të Zi

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 22:28
Dushko Markoviq dhe Ramush Haradinaj

Policia e Malit të Zi ka njoftuar sonte se kryeministri Dushko Markoviq është kërcënuar me jetë.

Sipas tyre, kërcënimi ka ardhur përmes rrjetit social.

“Menjëherë me të marrë lajmin për kërcënimin në drejtim të kryeministrit Markoviq përmes rrjetit sociale, organet e sigurisë janë mobilizuar për të zbuluar identitetin e personave që kanë kërcënuar”, thekson policia e Malit të Zi, transmeton lajmi.net.

Ata tutje kanë thënë se shërbimit malazeze të sigurisë janë të vendosura që ta sigurojnë në mënyrë sa më profesionale kryetarin e Qeverisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat