Vuçiq përsëritë: E vështirë të gjejmë zgjidhje për Kosovën

Lajme

Vuçiq përsëritë: E vështirë të gjejmë zgjidhje për Kosovën

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:23
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq

Presidenti serb,  Aleksander Vuçiq gjatë ditës së djeshme tha se do të jetë e vështirë që të gjendet një zgjidhje për Kosovën.

“Ne do të vazhdojmë që të ofrojmë paqe dhe kompromise dhe të kërkojmë se çka është mundshme, realistike, e drejtë dhe racionale për serbet dhe shtetin e Serbisë” u shprehë Vuçiq.

“Kur të dëgjoni se çfarë thonë kryeministri kroat Plenkoviç, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinën Denis Zvizdic dhe disa të tjerë atëherë bëhet e qartë për të gjithë serbët dhe qytetarët e Serbisë që po luftojnë për ruajtjen dhe arritjen e interesave kombëtare shtetërore”  tha Vuçiq  pa shpjeguar se çfarë saktësisht  ju referua  duke përmendur emrat e zyrtarëve të vendeve fqinje.

Vuçiç  po ashtu tha se ai priste që kundërshtarët e tij politik në Serbi të bënin festë pas deklaratave të disa zyrtarëve evropian dhe shqiptarë që dolën kundër ndryshimit të kufijve por, siç theksoj presidenti serb, kjo do të thoshte se kufijtë e Kosovës së pavarur nuk do të ndryshoheshin.

Këto deklarata presidenti serb i tha në Novi Sad deri sa po inauguronte urën e ndërtuar të lumit Dunav. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat