Labinot Tahiri paralajmëron sërish protestë

Lajme

Labinot Tahiri paralajmëron sërish protestë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 17:55
Labinot Tahiri

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka bërë sërish thirrje për të protestuar për asfaltimin e rrugës Bablak, Lubovc dhe Tërrn.

Qëllimi i kësaj proteste është që të asfaltohet kjo rrugë, pasi që premtimi i dhënë nga Qeveria për 18 vite me radhë, ka dështuar.

Deputeti teksa bëri thirrje, pati edhe një kërkesë.

“Dilni të gjithë, vetëm fëmijët kujdes mos të jenë prezentë për shkak sigurisë së veturave”,ka shkruar në Facebook, Tahiri.

Nëpërmjet një videoje që ia ka bashkangjitur mbishkrimit të tij, ai ka bërë të ditur se kësaj proteste nesër do t’i bashkohet edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Tahiri fton edhe mediat për ta përcjellur këtë ngjarje, e cila do të mbahet të hënën më 3 shtator duke filluar nga ora 12:00, tek Magjistralja Babush-Ferizaj.

Kujtojmë se kjo protestë është mbajtur edhe javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat