Vuçiq: Na lejoni të bëjmë marrëveshje me shqiptarët

Lajme

Vuçiq: Na lejoni të bëjmë marrëveshje me shqiptarët

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 17:58
Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi sot se do të ishte mirë të lejoheshin serbët dhe shqiptarët të rregullonin marrëdhëniet e tyre, pasi ka nevojë për paqe dhe stabilitet, dhe jo për të kënaqur interesat e fuqive të mëdha.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, në kalimin kufitar Preshevë-Tabanovc.

“Këtu jetojmë dhe ne duhet të pajtohemi për mënyrën se si duam të jetojmë në të ardhmen dhe jo për të përmbushur dëshirat e dikujt tjetër”,  tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me propozimin për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, fakti që Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi e konsiderojnë Kosovën si gjithëpërfshirëse dhe të pavarur, nuk është asgjë e re.

“Do të donim vetëm të kemi të drejtën për të mbrojtur interesat tona dhe jo për të rrezikuar stabilitetin e dikujt”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shprehu shpresën se ‘do t’iu lejohet të përpiqen të zgjidhin vetë problemin me shqiptarët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat