“Teuta Rugova nuk është LDK, ajo gjithmonë e shpëton Thaçin”

Lajme

“Teuta Rugova nuk është LDK, ajo gjithmonë e shpëton Thaçin”

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:27
Hashim Thaci duke i dhuruar lule Teuta Rugoves

Deputetja e LDK-së Teuta Rugova ia ka mundësuar korumin pozitës për ta mbajtur seancën e thirrur nga Qeveria për ta miratuar ekipin negociator për bisedimet me Serbinë të udhëhequra nga Fatmir Limaj.

Rugova ka shkuar në sallë edhe përkundër faktit që LDK publikisht ka dal dhe ka treguar se kjo parti e bojkoton këtë seancë.

Deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se LDK duhet të tregoj që Teuta Rugova nuk është pjesë e LDK-së.

Postimi i Molliqajt:

Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjindet dikush nga LDK. Herë me plan partiak e herë pa të, por Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes dikujt të kësaj partie.

LDK ose duhet të tregojë që Teuta Rugova nuk është LDK, ose duhet ta pranojë se po e mbështet Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat