Për dikë dele e bardhë
për dikë dele e zezë
pesha jote në kandar
athua trurin e mban ndezë?!
Pse Teutë e bëre futë
çfarë premtime ty të dhanë
apo shkurt t'i prenë drutë
herë këtej e herë matanë?!
Kur do bëhesh vetja jote
apo do mbetesh gjithmonë dele
në labirinthet tua kote
"deputete" thele-thele!!!...