Deputeti i AAK-së nga Kuvendi: Secili e donë këtë vend në formën e tij!

Lajme

Deputeti i AAK-së nga Kuvendi: Secili e donë këtë vend në formën e tij!

Nga: N.H Më: 4 shtator 2018 Në ora: 20:11
Deputetët e AAK-së

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se, që nga ora 9 në janë në Kuvend në përpjekje për të votuar një ekip që është diçka më shumë se sa një individ. Sipas tij, një ekip që mund të flasë për gjithçka, por jo edhe për territorin e Kosovës. 

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, të tjerë kolegë, e kanë një tjetër version të kësaj ngjarjeje edhe nuk vijnë në sallë edhe ndonjëri prej tyre i quan "puçistë të Kuvendit". 

Ja postimi i plotë:

Dikush thumbit e dikush patkonit. Te tille jemi ne. Qe nga ora 9 ne perpjekje per te votuar nje ekip qe është diçka me shume se sa nje individ. Nje ekip qe mund te flase per gjithcka, por jo edhe per territorin e Kosoves. 

Te tjere kolege, e kane nje tjeter version te kesaj ngjarjeje. Edhe nuk vijne ne salle edhe ndonjeri prej tyre na quan “puçistë të Kuvendit”! 

Harrojnë ata se mandatin nuk e keni marre prej tyre por prej qytetareve dhe salla e Kuvendit eshte per deputetë dhe ne jemi e do te jemi, bash aty ku duhet!

Secili e don kete vend ne formen e tij! 
MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat