Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se dështimi i mundshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Republikën e Serbisë.
Jovanoviq thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në Bruksel, duke shtuar se ky është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
“Nuk ka zgjidhje të mirë për Kosovën. Ne nuk zgjedhim ndërmjet të mirës dhe të keqes”, ka thënë Jovanoiviq për televizionin serb.
Kryetari LDP-së, thotë se Serbia do të kolapsojë si shtet në rast se nuk arrin të gjejë një zgjidhje për problemin e Kosovës.
“Nuk është e vërtetë se nuk do të ndodh asgjë nëse nuk e zgjidhim problemin e Kosovës. Është një konflikt i ngrirë, është një konflikt që Serbia do të kolapsojë si shtet. Do të mbetemi të izoluar”, ka shtuar Jovanoviq.
Sipas tij ky është shansi i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit të Kosovës. “Ky është shansi i fundit për brezin tonë. Serbia nuk mund të përballojë për të pritur edhe 10 vjet tjera apo 15, apo edhe 100, për ta zgjidhur çështjen e Kosovës”, është shprehur politikani serb.