Rakiq: Pritja më e madhe për Vuçiq që nga viti 1989 në Gazimestan

Lajme

Rakiq: Pritja më e madhe për Vuçiq që nga viti 1989 në Gazimestan

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:27
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar sot se interesimi i serbëve për vizitën e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë është shumë i madh dhe se me dëshirë të madhe presin fjalimin e tij.

Ai tha se interesimi për këtë vizitë është më i madhi deri më tash.

“Qindra qytetarë çdo ditë na kontaktojnë me dëshirën që të dinë për detajet e vizitës dhe me përgjegjësi pohoj kjo do të jetë pritja më e madhe për presidentin e Serbisë që nga viti 1989 në Gazimestan", tha Rakiq.

I pyetur se çfarë presin nga vizita e Vuçiq, Rakiq tha se serbët presin mbështetje dhe inkurajim nga presidenti i tyre, të cilit i kanë dhënë besimin e tyre.

“Në zgjedhjet për president, sikurse e dini, mbi 80 për qind e votave mori Vuçiq dhe për këtë përsëris se ne nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë”, tha kreu i Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat