Presin përfundimin e punimeve sipas planit të paraparë

Lajme

Presin përfundimin e punimeve sipas planit të paraparë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:40
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektuan sot punimet në ndërtimin e urës Kaçanik - Hani i Elezit, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Haradinaj ka thënë se punimet janë në duar të sigurta dhe se Bechtel Enkan e ka quajtur si kompaninë më kompetente për këtë punë. Ai kërkoi nga stafi punues që ta ruajë dinamikën e punës, në mënyrë që punimet të përfundojnë brenda këtij viti.

Haradinaj: Të ruhet dinamika e punës

"Jemi sot bashkë me ministrin Pal Lekaj, këtu në punishte, pra, ku po punohet rruga e gjashtë. Jam i bindur se është në duar të sigurta, ma të sigurtat të mundshme në botë, dhe njerëzit ma kompetentë, kompania ma kompetente që ka mund të ketë marrëdhënie Kosova me të. E mira është që janë 4000 mijë njerëz që punojnë janë qindra kompani të Kosovës të kontraktuara... I përgëzoj për suksesin, kam edhe kërkesë që ta ruajnë dinamikën. U tha që po punohet me dy ndërrime, edhe ditën edhe natën, por do të ishte shumë me rëndësi që ta përfundojmë këtë vit", ka thënë Haradinaj.

Ndërsa menaxheri i projektit nga kompania "Bechtel Enka", Ryadh Alkhazraji, tregoi se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës.     

Alkawzayi: Po punojmë shtatë ditë në javë

"Ata gjithmonë janë interesuar personalisht dhe kanë përcjellë punën për së afërmi. Ata erdhën ta shohin se ku jemi sot, në segmentin më të lartë të urës në Hani Elez dhe biseduan me stafin tonë. Jemi të lumtur ta prezantojmë progresin e punës para kryeministrit, ministrit dhe stafit të tyre. Aktualisht kemi afro katër mijë punëtorë, po punojmë shtatë ditë në javë, me dy ndërrime, pra, ndërrimi i ditës dhe i natës", ka thënë Alkawzayi.

Nga ana e tij, ministri Lekaj nuk është prononcuar për media.

Ura që po ndërtohet në autostradën “Arbën Xhaferi  është një ndër më të mëdha në vend dhe rajon, dhe pjesë të saj do të jenë të larta deri në 80 metra mbi nivelin e tokës.

Ndryshe, më herët ministri Lekaj pati deklaruar se përfundimi i punimeve të kësaj ure me gjatësi prej 5.7 kilometra do të përfundojë me 25 shtator të këtij viti./D.Morina/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat