Presidenti i Serbisë vizitë dy ditore në Kosovë, përcillet nga Policia e Kosovës

Lajme

Presidenti i Serbisë vizitë dy ditore në Kosovë, përcillet nga Policia e Kosovës

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:49
Pjesa Veriore e Mitrovices

Gjithmonë kishte flamuj serb, por kësaj radhe veriu i Kosovës është stolisur edhe më shumë. Për dy ditë do të qëndrojë në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka marr leje nga institucionet e Kosovës. Analistë nga veriu deklarojnë se nuk do të ketë ndarje drastike të Kosovës dhe se sipas tyre, SHBA ka rolin kyç në marrëveshjen finale mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më 8 dhe 9 shtator, Vuçiq pritet të jetë në Kosovë, ku këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për KosovaPress se Vuçiq ka kërkuar leje dhe i është lejuar vizita.

 “Do t’i lejohet vizita në Kosovë, ai ka kërkuar leje. Çdo gjë është konform marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë vizitës Vuçiq do të jetë i shoqëruar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë agjenda e Vuçiqit në Kosovë.

Rreth vizitës së Vuçiqit në Kosovë, analisti nga veriu i Mitrovicës Zhelko Tvërdishiq, thotë se koha do të dëshmojë nëse kjo vizitë do të jetë vërtetë historike ose jo.

Ai, duke folur për KosovaPress shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë ndarje drastike të Kosovës, derisa ka potencuar se vendimi i faktorit ndërkombëtar, sidomos vendimi i SHBA-së, do të jetë kyç sa i përket marrëveshjes finale në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas tij, veprimet e fundit të opozitës në Prishtinë do të ndikojnë që presidenti Thaçi të mos i ketë duart e lira shumë rreth realizimit të ndonjë marrëveshje të arritur mes tij dhe presidentit serb Vuçiç.

Tvërdishiq: Kufiri do të jetë aty ku do ta vejnë gurin

“Më duket se vizita e kryetarit të Serbisë vërtetë do të jetë e rëndësishme. Se a do të jetë historike, këtë do ta tregojë koha…Është e sigurt se kryetari i Serbisë do të dërgojë fjalë përkrahjeje rreth problemeve të serbëve në Kosovë. Unë nuk pres që kryetari Vuçiq këtë herë të zbuloj në tërësi detajet e planit në mes tij dhe Thaçit, sepse sa i përket situatës shohim se çka po ndodhë sot në Prishtinë. Nuk do të varet vetëm nga Vuçiqi, do të shohim veprimet edhe të opozitës në Kosovë. Është e mundshme që kryetarit Thaçi ditët dhe javët në vijim t’i jenë duart e lidhura rreth disa qëllimeve që i kanë pasur. Në çdo rast nuk e përjashtoj faktorin ndërkombëtar, vendimi i bashkësisë ndërkombëtare për shumëçka do të trasojë rrugën e marrëveshjes së ardhshme në mes të Beogradit zyrtar dhe Prishtinës… Akoma s’ka agjendë zyrtare të vizitës së kryetarit Vuçiq në Kosovë&helli p; Nuk jam i sigurt se do të vie deri tek ndonjë ndarje drastike. Vërtetë nuk do të doja të spekuloj nëse do të ketë ndarje ose jo, do të thoja se vendimtare për këtë do të jetë faktori ndërkombëtar. Nëse Amerika jep dritën e gjelbër për një gjë të tillë, atëherë edhe mund të ndodhë, nëse jo, atëherë dyshoj…Kufiri do të jetë aty ku do ta vëjnë gurin”, theksoi Tvërdishiq.

Në njërën nga dy ditët, Aleksander Vuqiç pritet të mbaj fjalim para qytetarëve në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat