Vuçiq mund të anulojë vizitën në Kosovë dhe takimin në Bruksel

Lajme

Vuçiq mund të anulojë vizitën në Kosovë dhe takimin në Bruksel

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjasë ta anulojë vizitën e tij në Kosovë, e paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën e 8 dhe 9 shtatorit.

Kështu së paku sipas gazetës serbe Novosti. Kjo, sipas gazetës sepse “autoritetet në Prishtinë njoftuan Beogradin se presidenti serb do të ndalohet të vizitojë liqenin e Gazivode, duke e konsideruar këtë si provokim të Vuçiqit”.

Për më tepër, Vuçiqi ka të ngjarë ta anulojë edhe takimin me Thaçin në Bruksel.

Novosti shkruan se presidenti serb është afër vendimit për të anuluar vizitën në Kosovë dhe ka urdhëruar që të gjitha kontaktet me Prishtinën të pezullohen. Kështu edhe vazhdimi i bisedimeve në Brukselit, i planifikuar për të premten, ka të ngjarë të anulohet.

Vuçiq ka gjasa që rreth kësaj situate t’i drejtohet kombit serb nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat