Serbia simulon ngritje të tensioneve në Bruksel

Lajme

Serbia simulon ngritje të tensioneve në Bruksel

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 12:54
Foto

Në Bruksel duket se ka një tensionim të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Burimet e mediumit në kryeqytetin Evropian bëjnë me dije se Serbia, përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është duke tentuar që të simulojë ngritjen e tensioneve ndërmjet dy shteteve.

“Pala kosovare është për dialog. Serbia sërish po simulim një tensionim të situatës si me rastin e trenit dhe murit në Mitrovicë”, ka thënë një burim brenda delegacionit kosovarë.

Gjuriq më parë kishte lajmëruar se presidenti serb nuk do të merr pjesë në takimin e përbashket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat