Ekskluzive: BIA ka gati planin për destabilizinim e Kosovës

Lajme

Ekskluzive: BIA ka gati planin për destabilizinim e Kosovës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 00:47
BIA

Shërbimet inteligjente serbe kane gati planin për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Për realizimin e këtij plani do të shfrytëzohet vizita e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, që kinse ka të bëjë me propozimin e presidentit Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se plani serb do të zhvillohet në dy drejtime. Sipas këtyre burimeve, zbatimi i planit serb në njërin drejtim vetëm se ka filluar.

“Kjo po behet përmes deklaratave luftënxitëse të drejtuesve serbë dhe mediave serbe. Me deklarata luftënxitëse prinë “Kamikazi” i Vuçiqit në qeverinë serbe, ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili kërcënon Kosovën dhe qytetarët e saj me hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë. Edhe drejtuesit tjerë serbë si dhe mediat pro qeveritare serbe dhe ato ruse, nuk mbesin prapa ministrit Vulin. Shihet orkestrimi”, kanë thënë burimet.

Burimet me tej kanë shtuar së pjesa e dytë e planit do të duhej të ishte me e fshehte dhe e tera do të duhej zbatuar nga shërbimet serbe të inteligjencës, të cilat kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e sulmeve si rasti “Panda”, (strukturat serbe të sigurisë sulmojnë qytetarët serbë), sulm i cili ishte preteks për fillimin e sulmeve kundër popullatës civile shqiptare në Pejë e rajon, në vitin 1998. “Si duket pjesa e dytë që është dashur të jetë me e fshehtë, vetëm se është dekonspiruar nga vet popullata serbe e Kosovës që janë duke hezituar të shkojnë në Mitrovicë pasi që janë duke u frikësuar se do shfrytëzohen si “mish për top” për realizimin e planeve te presidentit serb, Vuçiq. Ky skenar do shfrytëzohej nga drejtuesit serbë për eskalimin e situatës dhe krijimin e vijave ndarëse ne mes katër komunave veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës. Kjo do t’i jepte kohë presidentit Vuçiq që të mos obligohet për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, theksojnë burime te sigurta të KosovaPress-it. Pas incidenteve, në ndihmë Serbisë do ti vijë Rusia, e cila do të tentonte që përmes Këshillit të Sigurimit, për kinse ruajtjen e paqes, në vijat ndarëse në mes katër komunave veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës të vendoseshin paqeruajtës. E gjitha do të ngjante me konfliktin e Qipros. Në kushte anonimiteti, një serb me ndikim në një zonë të Rrafshit teë Kosovës, ka thënë se nëpër institucionet e ndryshme të komunave me shumicë serbe dhe institucionet tjera paralele të serbëve, janë hartuar edhe listat ku duhet nënshkruar secili serb - punonjës i këtyre institucioneve, për teë dëshmuar prezencën në pritjen e Vuçiqit. Ai ka thënë se informacionet për një incident të parapërgatitur nga vet serbët në veri, janë duke qarkulluar gjithandej nëpër vendbanimet serbe të Kosovës. “Shumë nga ne do te detyrohemi të shkojmà « meqë në të kundërtën, ne personalisht, apo edhe familjarët tanë, mund të humbasim punën dhe beneficionet tjera që i kemi nga Serbia. Jam i pafuqishëm qeë të bej ndonjë ndryshim, por do u beja thirrje serbëve që kanë mundësi për të kontribuar në sigurinë, që të kuptojnë gjendjen tonë dhe teë mos krijojnë incidente që do na e rrezikonin jetën. Na është thënë se aq mirë është përgatitur incidenti saqë edhe një numër shumë i madh i gazetareve dhe mediave të Serbisë, të afërta me Vuçiqin, janë ftuar të përcjellin vizitën e Vuçiqit në Kosovë dhe njëkohësisht të paraqesin incidentet ashtu siç i kanë planifikuar”, ka deklaruar burimi ynë.

Lidhur me këto informacione, një epror i larte i Policisë së Kosovës ka thënë se nuk mund të jap detaje rreth informacioneve që posedojnë. “Nuk mund të japim detaje për shkak se mund të dëmtojmë punën tonë. Varësisht nga informacionet që posedojmë ne po hartojmë edhe strategji të veprimit. Jemi duke marrë të gjitha masat që vizita e presidentit serb në Kosovë të realizohet sipas agjendës së paraparë”, ka thënë eprori i PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat