Vuçiq: Ndihem mrekullueshëm në Kosovë

Lajme

Vuçiq: Ndihem mrekullueshëm në Kosovë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:01
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbërriti në Zubin Potok përmes kalimit kufitar të Bërnjakut pas orës 14.00.

Ai me këtë rast ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë në lidhje me vizitën dyditore në Kosovë. 

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm", u shpreh ai gjatë qëndrimit në Zubin Potok, ku vizitoi Qendrën për ekologjinë dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq.

"Këto janë objekte që janë ndërtuar me paratë e qytetarëve të Serbisë, dhe do të përdoret nga të rinjtë e këtij rajoni", ka thënë Vuçiq, me të cilën në Kosovë janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe kreu i BIA Bratislav Gashiq.

Një pano e madhe me mbishkrimin "Mirë se vini president" është shpalosur në digën e liqenit Ujman. Flamuri i Serbisë dhe tabelat janë gjithashtu të paraqitura në Leskovë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Ato janë të vendosura gjatë gjithë rrugës nga Jarinje në Mitrovicë.

Vuçiq do të vizitojë fermën e familjes Kovaqeviq në Ibarsko Postenje dhe shkollën bujqësore në Leshak.

Në sallën e Sporteve në Leposaviq, ai do të drejtojë mbylljen e Forumit të Biznesit, ndërsa në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, KFOR tha në një deklaratë se situata është e qetë dhe stabile.

KFOR është urdhëruar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lejuar një vizitë nga presidenti Vuçiq, i cili më herët kishte thënë se në Kosovë do të mbajë fjalimin e tij më të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat