Zëvendëskryeministrja e Serbisë zemërohet se Vuçiqit iu ndalua hyrja në Drenicë

Lajme

Zëvendëskryeministrja e Serbisë zemërohet se Vuçiqit iu ndalua hyrja në Drenicë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:15
Zorana Mihajloviq

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka dënuar ndalimin që i është bërë sot presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për të hyrë në Banjë të Skenderajt.

Ajo tha se vizita e kryetarit të Serbisë në Kosovë tregoi se Serbia dëshiron paqe dhe dialog si dhe të bëjë gjithçka për të mbrojtur interest e popullit serb në Kosovë.

Përmes një deklarate të dërguar nga zyra e saj ajo ka bërë publik qëndrimin e saj.

”Bllokimi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili erdhi në Kosovë me një mesazh paqeje, autoritetet e Prishtinës kanë treguar se ata kanë mbetur në të kaluarën. Ata nuk ishin në gjendje të garantonin sigurinë në Kosovë, dhe se interesat e njëanshme pengojnë nje kompromis për të ardhmen e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat