Deklaratat skandaloze në Kosovë, presidentja kroate “tmerron” Vuçiqin: Nuk do ta lejoj kurrë që...

Lajme

Deklaratat skandaloze në Kosovë, presidentja kroate “tmerron” Vuçiqin: Nuk do ta lejoj kurrë që...

Nga: P.R Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:49
Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Aleksandër Vuçiq

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviq.

Aleksandër Vuçiç, gjatë qëndrimit të tij në veri të Kosovës e ka lartësuar Sllobodan Millosheviçin. Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa ka thënë se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.

E pas deklaratave skandaloze të Vuçiqit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

'Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flas Vucic dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për DNEVNIK.hr, duke komentuar deklaratat skandaloze të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiqin që të përzihet dhe  të përcaktonte agjendën politike në Kroaci dhe se ai duhet të injorohet.

“"Unë nuk do të lë Vuçiq që të imponon tema as të zbresë në nivelin e atij komenti në fjalimet e tij. Ai po flet për veten", tha presidentja kroate, shkruan DNEVNIK.hr, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat