Nuk e dinte se filmohej, Vuçiç i shqetësuar: Po zhdukemi, shqiptarët po forcohen...

Lajme

Nuk e dinte se filmohej, Vuçiç i shqetësuar: Po zhdukemi, shqiptarët po forcohen...

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:00
Aleksandër Vuçiç

Në media ka qarkulluar një video ku kryeministri serb Aleksandër Vuçiç shfaqet i shqetësuar për gjendjen aktuale në Serbi. Në video ai duket nuk ishte në dijeni se po filmohej. Vuçiç thotë se serbët po zhduken, ndërsa shqiptarët po forcohen.

Për më tepër, ai dëgjohet teksa thotë ‘’nuk e di çka do të bëjmë, nuk e di çka do të bëjmë, nëse nuk marrim masa do të zhdukemi si popull’’. “Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë. Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: Çfarë Merkeli, nuk dua ta di…  E di unë sa jemi të vegjël për Gjermaninë dhe Merkelin. Të rrezikojë Serbinë duke folur ashtu, nuk dua. Dua të kem investime tjera të Gjermanisë në Serbisë”, është shprehur ai.

“… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë  por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona.  Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”, shprehet më tej ai në video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat