Deputeti i PE-së: Nuk ka azil pas liberalizimit të vizave

Lajme

Deputeti i PE-së: Nuk ka azil pas liberalizimit të vizave

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:57
Kuvendi

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lucas Mandel u shpreh se pas liberalizimit të vizave, për qytetarët e Kosovës nuk ka asnjë shans për azil.

Mandel këto deklarime i bëri në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë i cili po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Mandel po ashtu u shpreh se me padurim po e presin votimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se edhe komisionari përgjegjës për marrëdhëniet  është angazhuar për t’i bindur shtetet anëtare që të votojnë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Mandel: Nuk ka asnjë lloj shansi për azil pas liberalizimit të vizave?

“Edhe pse thuhet se mund të ketë azilkërkues pas liberalizimit të vizave, por në fakt kjo është një gjë që ekziston vetëm në mendjen e njerëzve. Ndaj të gjithë mendoj se jemi dakord në Parlament jemi në favor të liberalizimit të vizave, dhe Parlamenti Evropian ka votuar në këtë drejtim,por na duhet të ndjekim informacionet, argumentimet zgjidhjen e vërtetë të Kosovës, sigurisht ne duhet t’i shpjegojmë kosovarëve që nuk ka asnjë lloj shansi për azil në çoftë se Kosova është një vend stabil dhe është pra ekonomia siç gjithë të ne e dimë dhe kjo afektohet nga liberalizimi i vizave”, u shpreh Mandel.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm  votimin pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian u shpreh se rruga për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave ka qenë mjaft sfiduese.

Ajo ka kërkuar mbështetjen e deputetëve në mënyrë që  qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kodra: Mirëpresim përkrahjen tuaj për lobim

“Ne shpresojmë që miratimi i dokumentit për liberalizimin e vizave në Këshillin e Bashkimit Evropian të përfundoj sa më shpejt brenda këtij viti, ndërsa po ashtu presim edhe mbështetjen tuaj sa i përket lobimit që ky proces të marr epilog pozitiv për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës. Si deputet të Kuvendit të Kosovës do vazhdojmë lobimin me shtet anëtare për të prezantuar të arriturat e shtetit të Kosovës në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim”, tha Deliu-Kodra.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se është shumë e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të fokusohet edhe në drejtësinë civile sepse kjo prek drejtpërdrejt qytetarët.

Ai gjatë kësaj mbledhje ka ngritur si shqetësim mos funksionalizimin e Gjykatës Speciale, ku sipas tij politika nuk mund të jap përgjigje  për këto  çështje.

Gashi: Dhomat e specializuara duhet të funksionalizohen

“Është krijuar një problem dhe duhet të jenë institucionet e drejtësisë për krimet e dyshuara që të japin vendimin nëse ka fajtor apo të pafajshëm. Nuk është politika më që mund  me i dhënë përgjigje këtyre çështjeve, prandaj ne e përkrahim që sa më shpejt këto dhoma të specializuara të fillojnë funksionimin e tyre dhe t’i adresojnë këto çështje dhe t’i japin përgjigjet e duhura, dhe unë kam vërejtjet edhe nga partnerët ndërkombëtar se tash sa vite u bënë dhe nuk ka asgjë konkrete, infrastruktura ligjore është“,  tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat