Bërnabiq në vend të Vuçiqit në Amerikë

Lajme

Bërnabiq në vend të Vuçiqit në Amerikë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:40
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të përfaqësojë definitivisht javën e ardhshme Serbinë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por në New York në vend të tij do të udhëtojë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Kështu raporton e përditshmja “Danas” duke iu referuar burimeve në qarqet e afërta në krye të shtetit.

Sipas  këtyre burimeve, kreu i shtetit serb, duhej të merrte pjesë në këtë ngjarje, siç bëri vitin e kaluar, por këtë herë ai nuk është në gjendje të shkojë atje për shkak të obligimeve.

“Unë nuk jam ende mjaft i sigurt, por ka të ngjarë që Bërnabiq do të shkojë në New York, jo unë. Unë dua të qëndroj më shumë në ved, nuk mund të dal nga shtetigjatë gjithë kohës”, tha ai.

Ndërkohë që mediat në Kosovë kanë raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet javën e ardhshme me presidentin amerikan Donald Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat