Ambasadori amerikan: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën

Lajme

Ambasadori amerikan: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:04
Kyle Scott

Bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë, njëzëri pohon se do të përkrahë çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Sot në Beograd për Kosovën është folur në një forum në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Kyle Scott.

Siç përcjell televizoni prva, në pyetjen e bërë për ambasadorin amerikan në Serbi se çfarë mendon SHBA-ja rreth ndryshimit të kufijve, Kyle Scott është përgjigjur shkurt:

“Ju lutëm, po nxitoj, pyeteni Daçiqin …”

Fill pastaj u paraqit i përmenduri:

“Nëse ka marrëveshje, të gjithë do ta përkrahin. Mua nuk më frikëson bashkësia ndërkombëtare, por më frikëson Kosova dhe kjo është esenca”, ka thënë Daçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat