Thaçi takohet me Kongresmenin Eliot Engel, falënderon për mbështetjen

Lajme

Thaçi takohet me Kongresmenin Eliot Engel, falënderon për mbështetjen

Nga: N.H Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:28
Hashim Thaçi dhe Eliot Engel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kongresmenin amerikan Eliot Engel, përcjell "Bota sot".

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se e ka falënderuar Engel-in për ndihmën e vazhdueshme që ai ia ka dhënë Kosovës dhe afirmimin dhe avancimin e Kosovës, në të gjitha rrafshet.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun e dëshmuar të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. E falënderova kongresmenin Engel për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës në të gjitha rrafshet”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat