Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Lajme

Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:45
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Policia ka arrestuar të mërkurën deputetin Milaim Zeka. Ai është arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Ky arrestim ka ndodhur pasi ndaj tij Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër për arrestim, për shkak të dyshimeve se ai e ka kërcënuar prokurorin special, Afrim Shefkiu.

Arrestimin e tij, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Hekrem Lutfiu , i cili ka thënë se pas intervistimit Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Ish-gazetari Zeka, dy ditë më parë në një emision televiziv kishte deklaruar se prokurorin Shefkiu do ta ndjek me gjyq, me kanun, por edhe privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë deputeti Zeka.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Me anë të një komunikate për media, KPK ka dënuar ashpër deklarimet e deputetit Zeka.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon sot deklarimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Afrim Shefkiu” thuhet në komunikatën e KPK-së.

***

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urëdhrin për arrestimin e deputetit të  Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Media merr vesh se policia ka arrestuar sot Zekën ndërsa në ora 09:00 të mëngjesit e ka marrë atë në pyetje .

Pas intervistimit me vendim të prokurorit Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Prokuroria pritet të kërkoj masë të paraburgimit prej 30 ditësh.

Zeka para dy ditësh e ka kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat