Zgjidhja e imponuar nuk kontribuon në stabilitetin afatgjatë të rajonit

Lajme

Zgjidhja e imponuar nuk kontribuon në stabilitetin afatgjatë të rajonit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:49
Ivica Daçiq

Serbia po vazhdon të punojë për të bindur miqtë dhe partnerët e saj për të mbështetur rezultatin e dialogut Beograd-Prishtinë, pasi ky do të jetë i vetmi kompromis dhe zgjidhje e qëndrueshme.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq në një intervistë për revistën “Diplomacy& Commerce”, sipas të cilit ndihma konstruktive në këtë drejtim është gjithmonë e mirëpritur, por jo edhe pengesë.

I pyetur nëse pret që të arrihet marrëveshja deri në fund të vitit, kryediplomati serb  tha se është herët të flitet për rezultatin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Mendoj se qytetarët tanë dhe regjioni, pasi për një periudhë të gjatë kohore dialogu udhëhiqej në ide të gabuara - se gjithçka është e humbur dhe e dyta, se është e gjitha e jona dhe nuk duhet ta japim, më në fund erdhi faza e diskutimit të modaliteteve për zgjidhje të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse pritjet për rezultatin e dialogut janë të larta. Asgjë e imponuar nuk do të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit. Ndihma konstruktive është gjithmonë e mirëpritur, por jo pengesë”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat