Hashim Thaçi në veri, Vuçiq kërkon gatishmëri të ushtrisë serbe

Lajme

Hashim Thaçi në veri, Vuçiq kërkon gatishmëri të ushtrisë serbe

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:00
Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës.

Kp mëson se ai ka shkuar që disa orë në atë pjesë dhe shpejt pritet të mbaj edhe një fjalim.

Derisa për sigurinë e tij janë marr masa, atje ndodhet edhe njësia speciale ROSU.

Pikërisht për prezencën e tyre tashmë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe ai ka thënë ushtrisë së tij që të qëndrojnë në gatishmërinë më të lartë ushtarake, meqë ROSU ndodhet në Ujman.

Thaçi pas këtij vende pritet t’i drejtohet FSK-së me një fjalim.

KosovaPress shpejt sjell video nga vendi i ngjarjes në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat