Helikopteri sillet mbi protestuesit

Lajme

Helikopteri sillet mbi protestuesit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:53
Foto nga "Bota sot"

Një helikopter është sjellë vazhdimisht lart mbi qytetarët në protestën e sotme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka filluar sot në rreth orës 02:00.

Protestës tani i janë bashkuar qytetarët, dhe disa nga udhëheqësit e VV-së kanë filluar të mbajnë fjalimet e pregaditura.

Fjalimin e nisi deputetja, Saranda Bogujveci, u është drejtuar protestuesve të mbledhur në sheshin ‘Skënderbe’ të Prishtinës.

Teksa ka folur kundër idesë së Thaçit dhe Vuçiqit  për ndryshim të kufijve të Kosovës, ajo ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë është që të tentojë të marrë pasuritë natyrore të Republikës së Kosovës.

Në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, është duke marrë pjesë edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat