Prishet dialogu ndërmjet Presidentëve? Vuçiq thotë se Qeveria e tij do të vendos për bisedimet

Lajme

Prishet dialogu ndërmjet Presidentëve? Vuçiq thotë se Qeveria e tij do të vendos për bisedimet

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 22:31
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një adresim para mediave është ankuar për vizitën e Hashim Thaçi te Liqeni i Ujmanit duke theksuar se atje nuk mund të shkojnë policë me armë të gjata.

Sipas tij vetëm në dy raste kjo mund të ndodhë, kur NATO dhe serbet e Veriut japin lejen për këtë. Vuçiq ndërkaq ka gënjyer para mediave duke thënë se sot janë sulmuar serbët në Veri.

Ai megjithatë ka thënë se një lloj dialogu do të vazhdojë.

" Se në çfarë forme dhe mënyre këtë s'mund ta precizojë, këtë lërjani Qeverisë së Serbisë të  vendos. Pavarësisht provokimeve një lloj dialogu duhet ta vazhdojmë" ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se nuk besohet se vizita e Thaçit ka ndodhur për ta lënë në hije protestën e Vetëvendosjes duke theksuar se dikush nga Perëndimi ka qenë në dijeni.

Ndryshe Vuçiq i ka lutur serbët e Zubin Potokut që t'i heqin barrikadat dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se gjendja e gatishmërisë për luftë e ushtrisë serbe do të vazhdojë ende dhe se për këtë do të marrë një vendim më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat