Vuçiq: Do të kërkoj ndihmë nga Putin për situatën në Kosovë

Lajme

Vuçiq: Do të kërkoj ndihmë nga Putin për situatën në Kosovë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:34
Aleksandar Vuçiq

Vizita e djeshme e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në pjesën veriore të vendit, ka alarmuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq për zhvillimet e djeshme në Kosovë, ka thënë se do të kërkojë ndihmën e Rusisë, shkruan Sputnik.

“E kemi njoftuar ambasadorin rus, sikurse atë të SHBA-së dhe të tjerët për situatën. Brenda dy ditësh, do të takohem me Presidentin Putin dhe do të flasë për të për të gjitha çështjet me rëndësi”, ka thënë Vuçiq.

“Natyrisht, situata në Kosovë dhe Metohi do të jetë prioritet”, ka thënë ai.

“Do ta informoj Putin për zhvillimet e fundit dhe do t’i kërkojë mbështetje në të gjitha forumet ndërkombëtare. Padyshim se do t’i kërkojmë këshilla”.

Dje Vuçiq, pasi vizitës së Thaçit në Ujman dhe pikën kufitare në Bërnjak, ka ftuar ushtrinë serbe që të jetë në gjendje gatishmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat