Mehmetaj: Fqinjët e dhunshëm na e sollën turkun në Gadishullin Ilirik

Lajme

Mehmetaj: Fqinjët e dhunshëm na e sollën turkun në Gadishullin Ilirik

Nga: Bota sot Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:29
Gani Mehmetaj

Opinionisti Gani Mehmetaj, ka thënë se “fqinjët e  dhunshëm serbë e grekë”, sollën repartet e para turke në Gadishullin Ilir.

Ai në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se është për keqardhje që disa shqiptarë, nuk e lexojnë historinë e tyre kombëtare.

Reagimi i plotë:

Fqinjët na e sollën turkun në Gadishullin Ilirik

Një grusht shqiptarësh përdorues të FB-së, kur duan t'i arsyetojnë krimet serbe e greke, ose të helmuar nga propaganda e fqinjëve kundër shqiptarëve, shkruajnë: "turqit na armiqësuan me fqinjë!". 

Me fqinjët nuk na armiqësuan turqit, fqinjët serbë, bullgarë e grekë i kishim armiq para se të vinin turqit në Gadishullin Ilirik. Janë fqinjët e dhunshëm serbë e grekë që i sollën repartet e para turke në gadishull për të na luftuar. Janë fqinjët serbë e grekë që u dolën në ndihmë turqve kundër shqiptarëve disa herë gjatë historisë, madje në momente kyçe për fatin tonë. 

Pse nuk e lexojnë historinë e tyre kombëtare këta shqiptarë, dalzotës të fqinjëve serbë e grekë, është për keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat