Në Mal të Zi mblidhen 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Lajme

Në Mal të Zi mblidhen 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Momcilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanoviq, ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.

“Shpresojmë se së shpejti do ta arrijmë cakun që kemi caktuar”, deklaroi Vuksanoviq.

Ai u paraqit para mediave në Podgoricë ku u zhvillua një mbledhje me iniciativë të Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi e ku u diskutua edhe për tema të tjera me interes të serbëve nga Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat