Vuçiq kërkon të rritet gatishmëria e Ushtrisë Serbe

Lajme

Vuçiq kërkon të rritet gatishmëria e Ushtrisë Serbe

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:06
Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Vuçiç  ka kërkuar që të rritet gatishmëria e ushtrisë serbe, kjo si përgjigje ndaj veprimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Liqenin e Ujmanit.

Sipas tij, me hyrjen e Njësisë Speciale në veri të Kosovës është shkelur marrëveshja e arritur në Bruksel.

Nga ana e tij, presidenti Thaçi tha se po e njëjta vizitë ishte thjeshtë për tu relaksuar.

Ai tha se kishte pirë kafe me serbët dhe kishte zhvilluar biseda miqësore me ta.

Burime të mediave serbe, thonë se ushtria serbe është urdhëruar të rritë gatishmërinë luftarake, kjo vetëm për njësitet e caktuara të Forcave të Armatosura.

Vuçiç theksoi se gjendja e sigurisë në të gjithë territorin e Serbisë monitorohet nga afër, edhe pse nuk ka njoftim për ndonjë ngacmim.

“ Ju gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje, në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tuaj, pavarësisht nëse ajo është Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Novi Sad dhe Nish. Njësitet luftarake të jenë në nivelin e duhur, derisa situata në Kosovë dhe Metohi nuk është krejtësisht e qartë, dhe për sa kohë që serbët ndihen të kërcënuar. Gatishmëria luftarake është ngritur në përputhje me nevojat aktuale dhe do të jetë kështu nëse nuk është urdhëruar ndryshe”, citohet të ketë thënë Vuçiç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat