Vuçiq i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

Lajme

Vuçiq i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:54
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin gjatë një takimi në Moskë këtë maj.

Zgjidhja për Kosovën është ende larg, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë.

Vuçiq tha se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse "dëshiron paqe dhe stabilitet"

Ai e falënderoi Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.

Putin tha se në takim me Vuçiqin do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon.

Ky është takimi i dytë i Vuçiqit me Putinin këtë vit.

Vuçiq tha të hënën se do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat