Vuçiq e pranon në Moskë se ka dështuar korrigjimi i kufijve

Lajme

Vuçiq e pranon në Moskë se ka dështuar korrigjimi i kufijve

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:20
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në Moskë pas takimit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin se nuk ka folur për korrigjimin e kufijve duke thënë se ka menduar që është zgjidhje racionale, por që është refuzuar nga vendet e BE’së, serbët dhe shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Moskë, pas takimin me presidentin rus Vladimir Putin, se gjatë bisedës dyorëshe, së paku 45 minuta kanë biseduar për situatën në Kosovë. Sipas tij, Putinin e ka njoftuar për atë se çfarë kërkojnë lojëtarët e mëdhenj dhe se çfarë mbështetje pret Serbia nga rusët.

“Kam folur për situatën, për frikën që kemi në rast se provokimet vazhdojnë dhe në rast se do të kemi çfarë do sulmesh në jetërat dhe pronën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiq për gazetarët pas këtij takimi.

Ai nuk dha më shumë detaje nga përmbajtja e takimit, pasi siç tha, pse atëherë do të duhej të bisedonte në katër sy me presidentin rus Putin.

I pyetur nëse Putini është njoftuar me planin për “korrigjim të kufijve”, Vuçiq ka thënë se nuk ka çfarë të flitet për një plan që e kanë refuzuar vendet e BE-së, serbët dhe shqiptarët.

“Kam menduar se ajo është një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti Vuçiq deklaroi se presidentin rus e ka falënderuar për mbështetjen që Rusia ia ofron Serbisë në forumet ndërkombëtare.

“Gjithmonë mundemi të mbështetemi në Rusinë si aleat në pyetjet e rëndësishme politike dhe unë nuk mund të harroj vitin 2015 kur e shpëtuan Serbinë nga ‘vënia e vulës’ në ballin e secilit qytetar të kombit tonë, për atë që ka ndodhur në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Vuçiq.

Takimi i dy presidentëve mbahet pas disa zhvillimeve në rajon si: pranimin e faktit nga ana presidentit Vuçiq se politika e tij ndaj Kosovës ka pësuar disfatë, menjëherë pas referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë.

Ky takim i Vuçiqit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është i treti me radhë që nga zgjedhja e tij në postin e presidentit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat