Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Lajme

Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:54
Pamje nga video

Njësiti i Trafikut Rrugor në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kanë filluar planin për kontrollin teknik të automjeteve.

Togeri Nazmi Zogaj nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë tha për Kallxo se ky plan ka për qëllim kontrollimin e gjendjes së automjeteve të cilët janë pjesëmarrëse në komunikacion.

“Policia e Kosovës përkatësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor për Prishtinë ka filluar një operacion ku ka për qëllim kontrollimin teknik të automjeteve të cilat janë pjesëmarrëse në rrugë”, tha Zogaj.

Ai shtoi se zbatimin e këtij plani Njësiti i Komunikacionit bashkëpunuan me inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe drejtorinë e rrugëve e cila është në kuadër të Ministrisë.

Sipas Zogajt, plani fillimisht është paraparë të zgjas deri në fund të kësaj jave.

“Plani do të vazhdoj këtë javë por nuk është e thënë se e përfundojmë sepse kontrollimi teknik është një punë rutinë e Policisë së Kosovës e cila vazhdon çdo herë kur ne bëjmë kontrollimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë”, thotë Zogaj.

Zogaj thotë për Kallxo se plani parasheh kontrollimin e të gjitha pajisjeve të cilat janë të domosdoshme për të ofruar siguri deri sa janë në qarkullim.

“I shikojmë dritat në automjete si janë, sistemin e frenimit, pamjen që lidhet me xhamat e veturës, pasqyrat e veturës, dhe ndonjë problem që mund të sjellë pengesë në automjet”, sqaron Zogaj.

Ai ka treguar se çfarë hapa ndërmerren nga ana a policisë në rast se vetura nuk është në gjendje  të mirë teknike.

“Zakonisht gjatë kontrollimit tonë që e bëjmë për kontroll teknik, në rast se hasim se  që një automjet nuk është në gjendje të mirë teknike dhe nuk i plotëson standardet e sigurisë që të vazhdoj qarkullimin në rrugë, atëherë e dërgojmë në kontroll teknike”, tha Zogaj.

Në bazë të ligjit për rregullat në komunikacion, shoferi dënohet me gjobë prej 100 deri në 300 euro, nëse në kontroll të jashtëzakonshme teknike konstatohet parregullsia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat