Daçiq zbulon idenë e Thaçit: Me korrigjim të kufijve nuk mbetet vetëm Mitrovica në Serbi!

Lajme

Daçiq zbulon idenë e Thaçit: Me korrigjim të kufijve nuk mbetet vetëm Mitrovica në Serbi!

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:21
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq gjatë një interviste për Radio Televizionin e Vojvodinës tregoi se çka nënkupton idea e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, përgjatë dialogut në Bruksel.

Ai vuri në dukje se nuk është vetëm veriu i Kosovës që mbetet në Serbi, por edhe pjesë të tjera të Kosovës të banuar nga serbët.

Daçiq shtoi se çështje për t’u diskutuar në Bruksel është edhe statusi i pronës së kishës ortodokse serbe.

Ministri serb, gjithashtu vlerësoi se në rast të ndonjë konflikti, një sulm i armatosur mund të fillonte në veri të Kosovës, por që kjo do të ndikonte në rrugën evropiane të Serbisë, pasi që “një konflikt me Kosovën do të nënkuptonte një konflikt me KFOR-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat