Vulin: KFOR-i e dinte se çfarë po ndodhte në Ujman

Lajme

Vulin: KFOR-i e dinte se çfarë po ndodhte në Ujman

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:36
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se KFOR-i e dinte mirë se çfarë po ndodhte në Liqenin e Ujmanit të shtunën.

Vulin duke iu referuar vizitës së presidentit Thaçi në Ujman deklaroi se misioni i NATO-së në Kosovë  në këtë rast po e shkatërron besimin në të, e që siç ai  “është aleati ynë i vetëm që është përgjegjës për sigurinë në Kosovën”.

“Gjatë krizës kishim komunikim me KFOR-in dhe kërkuam informacion prej tyre, por në radhë të parë iu kërkuam që të reagojnë në përputhje me mandatin e tyre,” tha Vulin për Radio Televizionin e Serbisë, duke iu përgjigjur pyetjes se a mendon se KFOR-i ishte joaktiv dhe se nuk e kishte përmbushur vlerësimin e tij për sigurinë gjatë një situate të kohëve të fundit në Ujman.

Vizita e papritur e Presidentit Hashim Thaçi gjatë së shtunës (më 29 shtator) në Liqenin e Ujmanit ngjalli reagime të shumta në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat